KONATAR: QYTETARËT DO TË PAGUAJNË BANESËN 900 EURO PËR METËR KATROR NËSE DEPUTETËT MBËSHTESIN ZGJIDHJEN TONË LIGJORE

Blerja e banesës së parë për 40 mijë familje, pra 100 mijë qytetarë që sot nuk kanë banesë të tyre, varet nga vullneti i 81 deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi, tha për Portalin RTMZ kryetari i klubit parlamentar të LQ URA, Millosh Konatar.

Nëse, siç u theksua, miratohet Ligji për fondin “Banesë për të gjithë” i propozuar nga LQ URA, qytetarët do të mund të blejnë apartamentin e tyre të parë me koston e ndërtimit, d.m.th. 900 euro metri katror.

“Duke pasur parasysh se përveç anëtarëve të Lëvizjes Qytetare URA, përkrahjen e kanë deklaruar Demokratët nga shumica parlamentare, si dhe deputetët e PDS-së, Partisë Boshnjake, Klubit Special të Deputetëve, SD, IQK dhe UDSH nga opozita, pres që ky ligj të miratohet pavarësisht se gjatë debatit ishin kundër “Banesë për të gjithë” vetëm deputetë të Lëvizjes „Evropa Tani“ të Spajiqit dhe Demokracisë së Re Serbe të Mandiqit”, theksoi Konatar.

Ai ka theksuar se pas diskutimit maratonë në Kuvend, ka mbetur vetëm të besohet në vullnetin e mirë të deputetëve.

„Dhe kjo do të thotë t’u mundësohet qytetarëve që nuk kanë banesën e tyre ta blejnë me kushte të favorshme prej 900 euro për metër katror dhe sot në Mal të Zi ka rreth 40 mijë familje të tilla”, tha Konatar.

SHARE