IU VRANË 5 CIVILË, HEZBOLLAHU LËSHOI 100 RAKETA DREJT VERIUT TË IZRAELIT

Në përgjigje të vrasjes së 5 civilëve në Libanin Jugor, Hezbollahu lëshoi rreth njëqind raketa në veri të Izraelit.

Në sulmin e parë, grupi militant i mbështetur nga Irani qëlloi dhjetëra predha artilerie me raketa të tipit Grad në Kirat Shmona.

Sirenat gjëmuan në vendbanimin më të madh të Izraelit, Al-Jalil Panhandle. Gati 40 raketa ranë atje, duke shkaktuar dëme materiale.

Sulmi i dytë kishte në shënjestër shtabin e Brigadës Territoriale 769 në kazermën Beit Hillel.

Mediat izraelite raportuan se disa raketa ranë në edhe në Meron dhe shkaktuan zjarre, pasi mbrojtja izraelite nuk arriti t`i neutralizonte të gjitha.

Këto zhvillime vijnë në kohën kur sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 60 palestinezë në Gazën jugore dhe qendrore gjatë ditë së djeshme dhe natës së shkuar.

Njëri prej tyre madje goditi një “zonë të sigurt”, të shpallur nga Izraeli, e cila ishte e mbushur me mijëra njerëz të zhvendosur.

Duke iu referuar mesa duket këtij sulmi, ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër një komandant në njësinë detare të grupit militant, Xhihadi Islamik, në perëndim të qytetit Kan Junis. Ajo pretendon se është duke i analizuar raportet për vrasjen e civilëve.

SHARE