Oriz i Skuqur me Perime

Orizi i skuqur plotëson të gjitha nevojat për një vakt të shpejtë e të shijshëm në një ditë të lodhshme të javës.

Ai kërkon pak kohë përgatitjeje por ofron shumë shije dhe kënaqësi në tryezë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni si të gatuani një pjatë me oriz të skuqur dhe perime.

Përbërësit:

  • 2 vezë të rrahura
  • 1-2 filxhan çaji oriz kaf ose të bardhë,
  • Perime ( brokoli, karrota, speca) të grira hollë sipas dëshirës
  • Gjysëm filxhani kokrra misri
  • Gjysëm filxhani bizele të ngrira
  • 4-5 qepë të njoma të prera hollë
  • 1-2 lugë gjelle uthull të bardhë
  • 2-3 thelbinj hudhër
  • Salcë soje

Përgatitja:

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe kur të ketë avulluar uji shtoni një lugë çaji vaj ose gjalpë.

Rrihini vezët dhe hidhini në tenxhere.

Kur të gatuhen, hiqni vezët dhe ndajini mënjanë.

Shtoni sërish pak yndyrë në tenxhere dhe kavërdisni orizin.

Skuqeni për disa minuta deri sa të fillojë të marrë nuancë të artë.

Shtoni dy lugë gjelle salcë soje, një lugë gjelle uthull të bardhë dhe hudhrën e grirë imët.

Shtoni perimet e përzgjedhura dhe kavërdisini me gjithë orizin.

Më pas shtoni bizelet, barishtet e qepëve dhe vezën e skuqur.

Një regjim i shëndetshëm ushqimor nuk mund të perceptohet i tillë pa praninë e drithërave të plota siç janë elbi, misri, gruri, tërshëra, thekra. Po ashtu edhe me një oriz të mirë.

Orizi i bardhë konsiderohet një drithë i përpunuar.

Po cili është orizi më i rekomanduar? Lexoni më poshtë informacionet nga AgroËeb.org.

Ku Ndryshojnë Orizi i Bardhë Dhe Orizi Kaf

Orizi i bardhë gatuhet më shpejt.

Megjithatë, përpunimi i kokrrave të orizit heq pjesën më të madhe të fibrës.

Një racion me oriz kaf ka 3 gramë e gjysëm fibër ndërsa orizi i bardhë ka më pak se një gramë fibër.

Çdo njeri ka nevojë për 28-35 gramë fibër në ditë.

Vlerat Shëndetësore

Fibra e orizit kaf është shumë e mirë për sistemin tretës.

Studimet kanë treguar se një regjim ushqimor i pasur me fibër është i dobishëm në menaxhimin e kolesterolit dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Sipas të dhënave të AgroËeb.org, orizi kaf përmban magnez, mangan dhe zink, të cilat nuk gjenden tek orizi i bardhë.

Megjithatë, ky i fundit shpesh pasurohet me disa minerale siç është hekuri dhe vitaminat B.

Orizi kaf është shpesh më i rekomandueshëm, ose së paku sigurohuni që orizi i bardhë që blini të jetë i pasuruar me hekur dhe vitamina. /AgroWeb.org

SHARE