Krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur këtë të hëne në Tiranë.
Të pranishëm në këtë takim ishin: Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar në Facebook se në takimin informal është folur për planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Në këtë takim informal u diskutua për të gjitha projektet që do të financohen në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ky samit do të mbahet në Tiranë në muajin tetor.