Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, deklaroi se sapo të konstituohet mbledhja e re e Kuvendit të Malit të Zi, do të fillojë konsultimet formale me të gjitha subjektet politike për të dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re malazeze.
“Më në fund morëm shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve. Tani ka një afat prej 15 ditësh për të thirrë një mbledhje të re. Kur kjo të bëhet dhe besoj se do të jetë në ditët në vijim, do të filloj konsultimet formale”, tha Millatoviq.
Ai tha se pret një bisedë të mirë dhe konstruktive me të gjitha subjektet politike.
“Me një shpjegim nga ana e tyre se si duhet të duket ajo qeveri, cili do të ishte programi i saj, pra çdo gjë që është pjesë përbërëse e atyre bisedimeve. Bisedimet po zhvillohen me qëllim që të sigurohemi se kujt t’ia jap mandatin për formimin e qeverisë”, tha Millatoviq.