Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji ka shpallur alarm të kuq për ditën e sotme, paralajmërimi më i lartë për shkak të temperaturave të larta që priten në Mal të Zi.
Nga Instituti thonë se zona e Malit të Zi do të jetë nën ndikimin e fortë të një valë të ngrohtë tropikale që do të sjellë temperatura të larta tropikale në ditët në vijim.
Për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut nga zjarri, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të MPB-së ka dërguar një paralajmërim për të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe ka treguar nevojën për ngritjen e gatishmërisë operative.
Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, ata kanë kërkuar që të rritet gatishmëria operacionale bazuar në raportin e Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji me qëllim të veprimit në kohë dhe efikas.