QEVERIA KA VENDOSUR SANKSIONE NDAJ BJELLORUSISË

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Qeveria e Malit të Zi në një mbledhje telefonike vendosi sanksione ndaj Bjellorusisë për shkak të situatës në atë vend dhe përfshirjes së Bjellorusisë në agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

“Qeveria më 16 qershor 2025, në një mbledhje telefonike, bazuar në pëlqimin e shumicës së anëtarëve, miratoi Vendimin për vendosjen e masave kufizuese ndërkombëtare të përcaktuara nga vendimet e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe rregulloret e Bashkimit Evropian në lidhje me situatën në Republikën e Bjellorusisë dhe përfshirjen e Republikës së Bjellorusisë në agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në njoftim shtohet se Qeveria gjithashtu ka miratuar Vendimin për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Qendra Rajonale e Zhytjes për Deminimin nëndetar dhe Trajnimin e Zhytësve” nga Podgorica.

“Brenda çështjeve kadrovike, Qeveria ka miratuar Vendimin për caktimin e Lazar Shqepanoviq si ushtrues detyre i drejtorit të Drejtorisë së Policisë”, thuhet në njoftim.

SHARE