Një alarm i kuq është lëshuar për trafikun ajror pasi një re masive hiri afro 10 km e lartë u ngrit mbi një vullkan në Indonezi. Pamjet mahnitëse treguan re hiri që ngriheshin në qiell nga mali Leëotobi.
Qeveria australiane ka lëshuar një alarm “të kuq” për aviacionin pas shpërthimit dhe Agjencia Meteorologjike e Japonisë po heton nëse shpërthimi mund të shkaktojë një cunami.
Pamjet e marra nga një zonë banimi aty pranë tregojnë një re gjigante tymi gri që del nga vullkani. Vëzhgimet e bëra gjatë dy ditëve të fundit panë një rritje të konsiderueshme të aktivitetit vullkanik nga mali Leëotobi.
Agjencia e vullkanologjisë së vendit tha se e kishte ngritur alarmin e vullkanit në nivelin e tij më të lartë dhe më të rrezikshëm. Ajo gjithashtu paralajmëroi për rrjedhje të mundshme llave.
Autoritetet në Indonezi këshilluan njerëzit dhe turistët të mos afrohen, të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e qeverisë lokale.
Në nëntor të vitit të kaluar, 10 persona humbën jetën pasi mali Leëotobi nxori një kollonë të zjarrtë llave.
Hiri mbuloi disa fshatra e u dogjën disa shtëpi, përfshirë një manastir.
Indonezia ndodhet mbi “Unazën e Zjarrit të Paqësorit”, një zonë me aktivitet të lartë sizmik mbi disa pllaka tektonike.