DUKAJ: ROLI I AUDITIMIT TË SISTEMEVE INFORMATIVE NË ADMINISTRATËN PUBLIKE DO TË JETË MË I RËNDËSISHËM NGA VITI NË VIT

Roli i auditimit të sistemeve informative në administratën publike do të jetë më i rëndësishëm nga viti në vit, veçanërisht pasi drejtimet kryesore strategjike të zhvillimit të Qeverisë janë transformimi digjital dhe reforma e administratës publike, njoftoi ministri Marash Dukaj.

Ai tha në konferencë se Ministria e Administratës Publike është e vetëdijshme se zhvillimi i përshpejtuar i teknologjive informative, forcimi i sigurisë kibernetike dhe përmirësimi i kontrolleve në atë fushë paraqesin një faktor të rëndësishëm për administratën publike të sigurt, efikase dhe cilësore.  

“Prandaj, rishikimi i sistemeve të informacionit njihet në Ligjin për administratën elektronike si pjesë e rëndësishme e aktiviteteve tona në zhvillimin e administratës elektronike. Ajo duhet të përmirësojë menaxhimin e funksionit të IT-së në organet e administratës shtetërore, dhe nga ana tjetër, të ofrojnë pasqyrë dhe tregojnë ato segmente që kërkojnë përafrim shtesë me standardet në këtë fushë”, tha Dukaj.

Ai tha se është i kënaqur që Ministria e Administratës Publike dhe SIGMA për herë të parë në Mal të Zi organizojnë konferencë për auditimin e sistemeve informative në administratën publike.

Ai tha se qëllimi i tyre i përbashkët është që kjo konferencë të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të rolit të auditimit të sistemeve informative në të gjitha institucionet e administratës publike në Mal të Zi.

SHARE