Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, në seancën e Qeverisë tha se do të realizohet obligimi për pagesën e perfitimeve për të sapolindurit. Kjo është një masë e miratuar nga qeveria e mëparshme, e cila parashikon një përfitim të vetëm në para prej 1,000 apo 500 euro për fëmijët e lindur këtë vit. “Që nga ky moment edhe qytetarët duhet ta dinë se nuk është thënë asnjë fjalë se kjo nuk do të bëhet, se ishte një gënjeshtër dhe spekulim”, tha Damjanoviq. Sipas ministrit, përfitimi për një të porsalindur do të kërkojë nga pesë deri në 5.8 milionë euro. „Asgjë nuk e ka penguar qeverinë e kaluar për ta zbatuar atë plan, ata qëllimisht e lanë atë për të fituar pikë politike përmes popullatës më të cenueshme”, theksoi Damjanoviq. Ai thotë se qeveria e kaluar nuk ka përgatitur udhëzime për aplikimin e masave dhe as nuk e ka përmbushur obligimin e cila për këtë arsye mbeti në qeverinë e re. Po ashtu, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se Qeveria do t’i përmbushë obligimet e saj. “Ne po kërkojmë një zgjidhje sistematike për fëmijët tanë dhe të sapolindurit do të kenë fonde në përputhje me rregullat dhe ligjin, si një formë ndihme,” tha Abazoviq, duke shtuar se nuk ka dilema për këtë çështje.