Sot do të fillojë pagesa e pensioneve të muajit prill, njoftoi Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor.
Nga Fondi PIO kanë njoftuar se pensioni mesatar i prillit, pa diferencën e llogaritur, është 488.48 euro.
„Pensioni mesatar i paguar me diferenca të llogaritura për muajin prill është 510,09 euro”, thuhet në njoftimin e Fondit PIO.
Ata shtuan se për pagesën e pensioneve të prillit janë të nevojshme 61.06 milionë euro.