8 TË VDEKUR, 5000 TË EVAKUAR NË ITALI NGA MOTI I KEQ: GODITET DHE KROACIA E BOSNJA

Rajoni Italian i Emilia Romagnas përballet me një situatë dramatike për shkak të motit të keq.

Autoritetet e zonës dhe ato të rajoneve fqinje janë në gjendje alarmi pas shirave të rrëmbyer e përmbytjeve .

Uji ka pushtuar rrugët nga Cesena në Faenza e Riccione.

Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë po hasin vështirësi në përpjekjet e tyre të shpëtimit, e pas një vërshimi të ri të ujrave gjatë natës, banorëve iu bë thirrje të ngjiten në katet e sipërme të shtëpive.

Në Cesena, njerëzit kanë qëndruar në cati duke pritur të largoheshin prej aty me helikopterë.

Në Forlì kryebashkiaku shpall “situatën më të keqe të përjetuar ndonjëherë”.

Shkollat ​​në Bolonja u mbyllën.

Tetë persona raportohet të kenë humbur jetën, e mijëra të tjerë janë evakuar prej struktura të përmbytura teksa lumenjtë atje kanë dalë nga shtrati.

Ndërkohë reshjet vazhdojnë: Mediat vendase thonë se brenda vetëm 24 orësh, kanë rënë 130 mm. Parashikimet po ashtu nuk premtojnë asgjë të mirë: një alarm i ri i kuq i motit është dhënë nga autoritetet për përmbytje të tjera, rrëshqitje toke dhe stuhi që priten sërish në një pjesë të madhe të Emilia-Romagnas.

Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia janë përballur dhe ato ditët e fundit me përmbytjeve masive për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Lumenjtë Una dhe Krushnica, kanë dalë nga shtrati duke detyruar zyrtarët në të dy vendet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në disa komuna.

Në Kroaci, 300 trupa ushtarake janë aktivizuar për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, ndërsa banorëve të bllokuar në shtëpitë e tyre u janë dërguar ushqime.

SHARE