TË PREMTEN ORA E KRYEMINISTRIT

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka thirrur seancën e katërt të posaçme të Seancës së Parë të Rregullt për vitin 2022 për të premten, më 27 maj, me fillim nga ora 11:00. Siç është paralajmëruar, në rend dite të seancës së Kuvendit do të jenë edhe ora e kryeministrit dhe pyetjet parlamentare lidhur me një temë të caktuar. “Ju rikujtoj se afati për dorëzimin e pyetjeve me shkrim tek kryeministri i Malit të Zi është jo më vonë se 72 orë para fillimit të seancës. Propozim me temë të përcaktuar saktë, për të cilat shtrohen pyetjet, emrin dhe mbiemrin e ministrit kompetent, klubet e deputetëve të shumicës parlamentare ia propozojnë me shkrim Kryetarit të Kuvendit, jo më vonë se shtatë ditë para ditës së caktuar për seancë. Seanca do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi, me fillim nga ora 11:00,“ thuhet në deklaratë.

SHARE