STANIQ: TË NDIHMOHEN PRODHUESIT VENDAS TË UJIT

Anëtari i presidencës së PSD-së, Mirko Staniq i bëri thirrje qeverisë së Malit të Zi që të gjejë një zgjidhje në bisedimet me prodhuesit vendas të ujit që do të mbrojë prodhuesit malazezë kur bëhet fjalë për futjen e një akcize të re për ambalazhet plastike. Siç tha ai, prodhimi i ujit deri më tani ka qenë në kufijtë e rentabilitetit, para së gjithash për shkak të konkurrencës së madhe dhe shpeshherë të padrejtë nga rajoni. “Ne kemi shpenzuar gati 100 milionë euro në import të ujit në 10 vitet e fundit, megjithëse burimet tona ujore janë ndër më të mirat në Evropë, dhe ka shtatë fabrika moderne në vend që kanë potencial të madh eksporti”, thuhet në deklaratë. Vendosja e kësaj akcize paraqet një rritje çmimi prej rreth dhjetë për qind, por vetëm prodhimet vendase dhe jo ato të importit. Tashmë prodhuesit vendas po i propozojnë Qeverisë që të përjashtohen nga akciza ambalazhet PET që përdoren në prodhim, të mundësohet rimbursimi – subvencionimi në shumën e pagesës së akcizës për prodhuesit, apo vendosja e akcizës për të gjithë, pra për importuesit e ujit, lëngje dhe produkte të tjera në shishe plastike ose ambalazhe të tjera plastike.

SHARE