QEVERIA MBETET E HAPUR PËR BASHKËPUNIM RAJONAL DHE MAKRO-RAJONAL

EUSAIR shton vlerën dhe mbështet procesin e anëtarësimit duke lehtësuar miratimin e acquis të BE-së, duke forcuar kapacitetet administrative, duke krijuar dhe zhvilluar sinergji me programet e Bashkëpunimit Territorial Evropian dhe duke ofruar një kornizë në të cilën nivele, procese, strategji dhe fonde të ndryshme mund të përpiqen për rezultate të përbashkëta, tha Ministrja e Çështjeve Evropiane Jovana Maroviq. Duke folur në panelin EUSAIR si një mjet kyç për arritjen e një Marrëveshjeje të Gjelbër Evropiane në rajonin Adriatik-Jonian dhe lehtësimin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, ministrja theksoi se qeveria e sapoformuar mbetet e përkushtuar dhe e hapur për bashkëpunimin rajonal dhe makro-rajonal në iniciativa të ndryshme, anëtarësimi në BE, jo vetëm i Malit të Zi, por i gjithë rajonit, do ta bënte atë më të afërt, më realist dhe më të suksesshëm. Nën moton e Presidencës shqiptare të nismës (qershor 2021-maj 2022) “BE – Rinia – shkëmbimi kulturor – Rajoni Adriatiko – Jonian”, në forum u diskutua mbi integrimin evropian, turizmin, kulturën dhe ndërlidhjen, si përmes digjitalizimit ashtu edhe përmes transportit dhe infrastrukturës. Ndërkohë, fokus të veçantë gjatë diskutimeve ka patur edhe angazhimi i të rinjve dhe gjithëpërfshirja në rajonin Adriatiko-Jonian, që ishte edhe një nga prioritet kryesore të Presidencës Shqiptare të EUSAIR.

SHARE