UNICEF U BËN THIRRJE VENDEVE TË PASURA TË DHUROJNË VAKSINA

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara UNICEF ka kërkuar nga Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës, i njohur si G7, dhe Bashkimi Evropian që të dhurojnë vaksina për vendet e varfra. UNICEF është e ngarkuar me furnizimin e vendeve të varfra me vaksinave kundër koronavirusit përmes programit COVAX, të drejtuara bashkërisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI). Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore, tha se dhurimi i dozave të tepërta “është një masë thelbësore dhe emergjente e cila është e nevojshme tani”. Fore tha në një deklaratë se G7 dhe vendet e BE-së mund të dhurojnë rreth 153 milionë doza nëse ndajnë vetëm 20 për qind të furnizimit të tyre që e kanë në dispozion gjatë muajit qershor, korrik dhe gusht.

SHARE