INSTITUTI: 46 RASTE TË REJA, 1 VIKTIMË NË ROZHAJË

Në Malin e Zi, që nga analizat e fundit, një pacient nga Rozhaja ka vdekur nga pasojat e virusit corona, ndërsa janë regjistruar 46 raste të tjera pozitive, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin Kovid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,562. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 97 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive Covid-19 në Mal të Zi është 1,341, në Tuz 23 raste aktive.

SHARE