BUXHETI I PROPOZUAR NUK PËRFAQËSON TË GJITHA POLITIKAT E QEVERISË

Projektligji për buxhetin e këtij viti nuk përfaqëson të gjitha politikat e qeverisë së re, sepse një pjesë e madhe e tij është e detyrueshme dhe nuk mund të ndryshohet në afat të shkurtër, tha Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq. Ai në seancën e Komisionit parlamentar për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, në të cilën filloi diskutimi për atë akt, tha se disa gjëra do të zgjidhen shumë më thellë dhe me një strategji më të lartë, duke filluar nga momenti i miratimit të buxhetit. “Fjala kyçe këtë vit është përgjegjësia, sepse duhet të dalim nga një situatë shumë e vështirë,” tha Spajiq dhe përsëriti se buxheti i këtij viti është më i miri në historinë e Malit të Zi. Ai tha se transparenca është gjithashtu thelbësore, sepse duhet ditur se ku shpenzohen paratë. “Rreth 1.7 miliardë deri në 1.8 miliardë euro të buxhetit janë shpenzime të detyrueshme, që do të thotë që ju nuk mund të bëni asgjë në afat të shkurtër dhe as ta zvogëloni atë,” shpjegoi Spajiq. Ai vlerësoi se viti i kaluar ishte “mbarim i botës” për Malin e Zi dhe se ekonomia ra me 15.2 përqind. “Mali i Zi ka probleme strukturore që nuk riparohen me dekada dhe të cilat do të duhet të rregullohen në të ardhmen. Në Mal të Zi vitin e kaluar u shfaq koronavirusi dhe kishte një sistem imunitar shumë të keq para kësaj dhe ishte në një aparat respirator për një muaj. “Mali i Zi është aktualisht në situatë shumë të keqe dhe do të duhet kohë dhe durim nga të gjithë ne të rimëkëmbet në mënyrën e duhur,” tha Spajiq. Ai u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve të shoqërisë që të jenë përgjegjës, duke theksuar se jo gjithçka mund të arrihet këtë vit. “Buxheti tjetër do të paraqitet në nëntor dhe unë pres që ai do t’i përgjigjet shumë më mirë të gjitha nevojave të shoqërisë,” thekson Spajiq.

SHARE