SOT BËHET PAGESA E PENSIONEVE E MUAJIT MARS

Foto: Ilustrim

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Malit të Zi ka njoftuar se sot do të fillojë pagesa e të ardhurave të rregullta mujore të pensionistëve për muajin mars.

“Pensioni mesatar (pa diferencën e llogaritur) për muajin mars është 525,14 euro, ndërsa pensioni mesatar i paguar me diferenca të llogaritura për muajin mars është 538,27 euro”, njofton Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor.

Mjetet e nevojshme për pagesën e të gjitha të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor për muajin mars janë rreth 65.61 milionë euro.

SHARE