POLITIKAT E TRUMP PO SHKATËRROJNË DOLLARIN / EURO MBËRRIN NIVELIN MË TË LARTË NË 3 VJET

Foto: AP

Politika e tarifave të Donald Trumpit shkaktoi një tërmet në tregjet financiare, duke prekur të gjithë botën.

Megjithatë ekspertët e këmbimit valutor tregojnë se ka pasur dhe një tjetër humbës të madh në këtë mes, e ai është dollari amerikan.

Edhe pse bursat anekënd globit kanë arritur të rikuperojnë një pjesë të humbjeve, kjo nuk vlen dhe pëer monedhën e gjelbërt. Njoftimi i tarifave të reja nga presidenti amerikan Donald Trumpsë fundmi shkaktoi një shitje masive të dollarit.

Investitorët iu drejtuan euros, jenit dhe frangut zviceran.

Ky është një zhvillim dramatik i pashembullt në historinë e bursës.

Kjo bëri që në vetëm pak ditë, vlera e monedhës europiane të rritej me gjashtë cent në krahasim me dollarin.

Në vende të caktuara euro vlen mbi 1,14 dollarë, që është niveli më i lartë në tre vitet e fundit. Indeksi i dollarit, i cili tregon vlerën e monedhës amerikane në krahasim me gjashtë monedhat tjera kryesore, ra në shifra dyshifrore për herë të parë që nga viti 2022, dhe deri tani, nuk është ndërmarrë ndonjë kundërmasë serioze.

Në mesin e frikës së investitorëve nga pasojat e politikës doganore të paparashikueshme të Trumpit, tani regu thotë DW, vlerëson rreziqet e rritjes për ekonominë amerikane si më të mëdha se rreziqet inflacioniste.

Ekspertët besojnë se rreziku që SHBA të hyjë në recesion për shkak të tarifave më të larta të importit është rritur në mënyrë dramatike.

Me rrënimin e shpejtë që po përjeton dollari, tregu ka filluar së fundi të vërë në dyshim rolin e dollarit si monedhë rezervë botërore.

Por si për cudi, Trumpi vetë duket e sheh pozitivish dobësimin e dollarit.

Sipas logjikës së tij, një monedhë vendase më e dobët redukton borxhin gjigant kombëtar dhe gjithashtu deficitin tregtar të SHBA-së.

SHARE