Foto: dzpg.me
Gjatë festës së ardhshme fetare të Pashkëve, në datat 18, 19, 20 dhe 21 prill, qytetarët do të kenë kujdes shëndetësor në objektet: “Bllok V”, “Tui” dhe “Zetë”.
Siç thuhet në njoftimin e Qendrës Shëndetësore, puna e mjekëve të përzgjedhur për të rritur dhe fëmijë në ditët e festës fetare do të kryhet ekskluzivisht në pikën “Bllok V” me dy turne nga ora 07:00 deri në orën 14:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 21:00 për territorin e komunës së Podgoricës, ndërsa në Shtëpinë e Shëndetit në Tuz mjeku i përzgjedhur për të rritur do të punojë nga ora 07:00 deri në orën 15:00, dhe në komunën e Zetës, objekti shëndetësor “Gollubovc”, gjithashtu nga ora 07:00 deri në 15:00.
Qendra për diagnostifikim laboratorik në objektin shëndetësor “Bllok V” do të punojë nga ora 07:00 deri në orën 21:00.
„Njësia e patronazhit do të punojë sipas orarit të përcaktuar, kështu që edhe gjatë ditëve të festave do të pranohen porosi në objektet shëndetësore “Bllok V” në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00, ndërsa terapia sipas urdhrit të mjekut të përzgjedhur do të bëhet në banesën e pacientit çdo ditë, nga ora 07:00 deri në 19:00”, thuhet në njoftim.