UNIONI I BASHKIVE DHE KOMUNAVE SHQIPTARE: TEMË E TAKIMIT BASHKËPUNIMI NË TURIZËM

Sot në ambientet e hotel “Mediteran” është mbajtur mbledhja e asamblesë së përgjithshme të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në rajon.

Në këtë takim, ku morën pjesë kryetarë komunash dhe përfaqësues të 17 komunave me shumicë shqiptare, tema ishte bashkëpunimi në turizëm.

„Sot kishim nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesit e anëtarëve të Unionit të Bashkive ku mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme u mbajt në Ulqinin tonë të dashur. Qëllimi i mbledhjes së asamblesë është përforcimi i turzimit regjional dhe përmirësimi i shërbimeve turistike. Ne si Komunë e vlerësojmë shumë bashkëpunimin regjional si dhe gjithmonë do të përkrahim iniciativa të tilla të cilat do të përforcojnë marrëdhëniet me Komunat apo Bashkitë tjera në regjion. I falënderoj të gjithë anëtarët të cilët morrën pjesë si dhe janë gjithmonë të mirëseardhur në Ulqin si në shtëpinë e tyre,“ tha nikoqiri i takimit, kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari.

Po ashtu, në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj.

Me këtë rast, kryetari Gjelaj bëri prezantimin e komunës, gjegjësisht fushës së turizmit.  

Ai shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon dhe paraqiti synimin për të promovuar komunën e Tuzit si destinacion i mundësive turistike.

Unioni është një platformë që u mundëson këtyre komunave të bashkëpunojnë, para së gjithash në fushën e ekonomisë dhe kulturës.

SHARE