SEANCA E KUVENDIT SHTYHET PËR NESËR

Seanca e Kuvendit e cila ishte paralajmëruar për ditën e sotme është shtyrë për nesër për shkak të, siç njofton Parlamenti, angazhimeve partiake të disa klubeve parlamentare.

Konkretisht, në seancën e pestë të seancës së parë të rregullt pranverore, Kuvendi është dashur të diskutojë disa projektligje, si dhe për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë malazeze në misionin e Kombeve të Bashkuara në Qipro dhe pjesëmarrjen në operacionin detar të NATO-s “Sea Guardian”.

Seanca është dashur të fillojë në ora 12:00, ndërsa njoftimi për shtyrjen e saj është dërguar nga Kuvendi dy orë më vonë.

SHARE