Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, pasi kryeministri Millojko Spajiq vlerësoi rezultatet e arritura të Qeverisë së tij në fushën e integrimeve evropiane, përkujtoi se anëtarësimi i Malit të Zi në BE është emëruesi i përbashkët i të gjithë faktorëve politikë.
Prandaj, siç thotë ai, është e rëndësishme që opinioni të informohet saktë.
“Deri në kohën kur u formua Qeveria e 44-të – tashmë dy të tretat e standardeve të përkohshme brenda IBAR-it ishin përmbushur kryesisht si rezultat i punës së Qeverisë së 42-të dhe 43-të. Ndoshta pika më kërkuese në një të tretën e mbetur të standardeve të përkohshme të paplotësuara ishte e lidhur me emërimet në gjyqësor – të cilat janë pikërisht forca kryesore lëvizëse politike për marrjen e IBAR,” theksoi Millatoviq në rrjetin X.
Ai tha se Qeveria e 44-të vazhdon përpjekjet e mëparshme për përmbushjen e standardeve të përkohshme të mbetura të paplotësuara.
„Është e rëndësishme të theksohet se IBAR – Raporti për standardet “të përkohshme” – dhe se pas përmbushjes së tyre – duhet bërë shumë punë për të përmbushur standardet “përfundimtare” në kapitujt 23 dhe 24″, tha Millatoviq.