PARANDALIMI I DHUNËS SË BASHKËMOSHATARËVE ËSHTË PRIORITET NË PERIUDHËN E ARDHSHME

Sulmi ndaj sportistëve të Klubit Atletik “Sarajeva” në Tivar, i cili me të drejtë shkaktoi vëmendje të madhe të publikut, si në Mal të Zi ashtu edhe në Bosnje-Hercegovinë, nuk është tregues real i popullit mikpritës në Mal të Zi, ku çdo qytetar me qëllim të mirë është i mirëpritur, tha ministri i Punëve të Brendshme,  Filip Axhiq.

Ngjarja nga Tivari, si dhe një sërë të tjerash që po i shohim këto ditë, siç tha ai, na kujtojnë se duhet të punohet edhe në parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve, e cila do të jetë prioritet në periudhën e ardhshme.

“Sportistëve të lënduar u uroj shërim sa më të shpejtë, me shpresën se do ta shohin Malin e Zi në disa momente më të bukura dhe njerëz më të mirë, nga të cilët sigurisht janë shumë më tepër se rebelët që prishin imazhin e vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Duke komentuar rastet gjithnjë e më të shpeshta të dhunës në mesin e të miturve, presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi Jakov Millatoviq tha se për këtë është e nevojshme një reagim sistematik dhe se gjithçka është pasojë e traumës sociale që kërkon kohë.

Ushtruesi i detyrës së prokurorit në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Tivar i ka shqiptuar vendimin për masën e paraburgimit deri në 72 orë për B.K. nga Tivari, i dyshuar për sulmin ndaj sportistëve të mitur nga Bosnje dhe Hercegovina.

SHARE