Fshini rrudhat pa shpenzuar shumë para: Këto ushqime janë shumë të pasura me kolagjen

Proteina më e rëndësishme për rininë tonë është kolagjeni

Sasia e tij fillon të zvogëlohet me kalimin e moshës dhe ne vetë kontribuojmë në këtë: hamë ëmbëlsira, bëjmë banja dielli, lëvizim pak.

Por ju mund të rrisni prodhimin e kësaj proteine me ndihmën e produkteve më të thjeshta, transmeton Telegrafi.

Vezët

Ato përmbajnë aminoacide glicinë dhe prolinë, të cilat janë të përfshira në prodhimin e kolagjenit. Pa përmendur faktin që vezët janë një produkt pothuajse ideal për nga vlerat e tyre ushqyese.

Supë pule

Gwyneth Paltrow nuk gabon shumë kur lavdëron lëngun e kockave, bazën e dietës së saj. Lëngu e përgatitur me krahë, shpinë, putra përmban kolagjen dhe acid hialuronik, si dhe gjurmë të elementeve të dobishme – ato e trashin lëkurën.

Peshqit

Kolagjeni detar është një nga më të dobishmit. Ai është i përqendruar në kocka, lëkurë dhe luspa, kështu që supat e peshkut, por edhe xhelatina e tyre, janë mjaft të dobishme.

Ku ka tjetër kolagjen?

Përveç kësaj, prodhimin e kolagjenit e nxitet vitamina C, e cila është me bollëk në manaferra dhe perime me gjethe; zinku – gjendet me bollëk në farat e kungujve; squfuri – gjendet në hudhër dhe është i nevojshëm që trupi të sintetizojë indin lidhës, ka një efekt të dobishëm në gjendjen e flokëve dhe thonjve.

Gjithashtu, mos hiqni dorë nga luleshtrydhet, boronicat, mjedrat dhe manaferrat – janë të pasura me acid elagjik, i cili mbron kolagjenin nga degradimi. /Telegrafi/

SHARE