Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq në një konferencë në Bruksel mbi ndikimin e manipulimeve dhe përhapjes së informacionit të huaj (FIMI) theksoi se këto fenomene nuk janë më të margjinalizuara, por janë bërë instrument strategjik i konkurrencës gjeopolitike, që synon të dobësojë institucionet demokratike dhe të krijojë ndarje brenda shoqërive.
Ai nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, pluralizmit mediatik dhe shkëmbimit të lirë të ideve, duke theksuar se këto vlera, përkundër hapësisë së tyre, mund të shfrytëzohen nga ndikimet e jashtme.
Për këtë, Spajiq kërkoi forcim të institucioneve, transparencë më të madhe në hapësirën digjitale dhe bashkëpunim të thelluar ndërkombëtar mes vendeve me vlera të përbashkëta demokratike.
Ai kujtoi sulmet kibernetike ndaj institucioneve malazeze dhe ndikimet e jashtme gjatë procesit të anëtarësimit në NATO, duke nënvizuar se përballja me këto sfida kërkon një përgjigje të koordinuar europiane.
Spajiq theksoi se forca e shoqërive demokratike qëndron në ndërtimin e institucioneve të besueshme, transparencën publike dhe mbrojtjen e vlerave demokratike, duke e konsideruar luftën kundër manipulimeve të informacionit si mbrojtje të vetë demokracisë.










