PA PËLQIMIN E KOMUNËS NUK MUND TË FLITET PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM TË ULQINIT

Foto: RTCG

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka takuar kryetarët e mëparshëm të kësaj komune për çështjen e tenderimit të plazheve, duke theksuar se i gjithë procesi është shoqëruar me paqartësi dhe dilema.

Ishte një takim konsultativ me kryetarët e mëparshëm të komunës së Ulqinit, përkatësisht Mehmet Bardhi, Skender Hoxha, Nazif Cungu, Fatmir Gjeka, Loro Nrekiq dhe Omer Bajraktari.

“Temë e takimit ishte procesi i tenderimit të plazhit dhe pakënaqësitë që ka shkaktuar ky tender tek qiramarrësit tanë të plazhit, si dhe shfaqja e papritur e një investitori me famë botërore. Gjatë takimit u shprehën shqetësimet për mungesën e transparencës dhe mos konsultimin me kryetarin e komunës për këtë projekt. Gjithashtu, i gjithë procesi shoqërohet me paqartësi dhe dilema. Qëndrimi i përbashkët është se pa konsultime dhe pëlqim të Komunës nuk mund të flitet për zhvillim të qëndrueshëm të Ulqinit dhe interesave të qytetarëve të tij”, thuhet në komunikatë.

SHARE