MË 27 MARS, ORA E KRYEMINISTRIT

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kolegjiumi i Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi ka përcaktuar sot se vazhdimi i seancës së parë të Seancës së Parë të Rregullt (pranverore) do të mbahet nesër me fillim nga ora 11:30.

Kolegjiumi i Kryetarit arriti marrëveshje që në vazhdim të seancës, përparësi do t’u jepet ligjeve që kanë të bëjnë me mbylljen e kapitujve të negociatave në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

“Po ashtu është rënë dakord që në përputhje me marrëveshjen e arritur me kryeministrin e Malit të Zi, Ora e Kryeministrit dhe Pyetjet Parlamentare të mbahen më 27 dhe 28 mars, duke filluar nga ora 12:00. Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq ka iniciuar edhe temën e thirrjes së një seance konstituive të Komisionit Hetimor, ku kryetar i këtij organi, Andrija Nikoliq, ka paralajmëruar se do ta thërrasë seancën sa më shpejt që të jetë e mundur, në pajtim me marrëveshjen me nënkryetarin e Komisionit, Millan Knezheviq”, thuhet në komunikatë.

SHARE