SHUMICA PARLAMENTARE KËRKON VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË SË VENDIMIT TË GJUKANOVIQIT

Anëtarët e shumicës parlamentare dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një iniciativë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Presidentit aktual Millo Gjukanoviq për shpërndarjen e Kuvendit dhe kërkuan që Gjykata, në pritje të një vendimi përfundimtar, të urdhërojë pezullimin e ekzekutimit të të gjitha aktet ose veprimet individuale të bazuara në Dekretin e Presidentit.

“Që vendimi i presidentit për miratimin e Dekretit për shpërndarjen e Kuvendit të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën, është dashur që presidenti të propozojë një përfaqësues për përbërjen e qeverisë së re”, thuhet në njoftimin e Kabinetit.

Siç shpjegohet, kjo qartësohet në nenin 92, paragrafin 1 të Kushtetutës, i cili përcakton se “Kuvendi shpërndahet nëse nuk zgjedhet Qeveria brenda 90 ditëve nga dita kur Presidenti propozon për herë të parë një përfaqësues”.

Vendimi i presidentit Millo Gjukanoviq për shpërndarjen e Kuvendit nuk është në përputhje me rendin kushtetues të Malit të Zi, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Mënyra se si ai e bëri këtë nuk është në përputhje me rendin kushtetues të Malit të Zi, dhe unë u bëj thirrje deputetëve që ta marrin në duart e tyre çështjen e shkurtimit të mandatit të tyre,” u tha Abazoviq gazetarëve.

SHARE