MASA MË TË RREPTA NË NIKSHIQ, MOJKOVC DHE BIJELLO POLE

Masat epidemiologjike duke filluar nga nesër do të jenë më të rrepta në komunat Nikshiq, Mojkovc dhe Bijello Pole, u njoftua në konferencën për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP. “Masat e reja që do të jenë në fuqi nga 18 deri më 24 Mars përfshijnë, përveç ndalimit aktual të hyrjes dhe daljes së qytetarëve nga territori i kryeqytetit Podgorica, Cetinjës dhe komunat e Budvës, Tivatit, Nikshiqit, Pluzhines, Herceg Novit, Ulqinit, Tivarit, Kotorrit, Plevles zgjerohen edhe në komunat e Bijello Poles dhe Mojkovcit,” tha Marija Bozhoviq, epidemiologe në Institutin e Shëndetit Publik. Ajo vuri në dukje se masat e veçanta, të cilat janë në fuqi në Budva, Tivat, Herceg Novi dhe Ulqin, do të shfuqizohen në Budva dhe Tivat, por ato do të fillojnë të jenë të vlefshme në Nikshiq. Bozhoviq shtoi se masat e reja do të jenë efektive vetëm nëse të gjithë japim kontributin tonë dhe jemi përgjegjës ndaj vetes dhe të tjerëve. Masat pritet të zgjasin për një javë dhe në varësi nga situata epidemiologjike duke vlerësuar se situata aktuale është shumë komplekse. 17 marsi i këtij viti, shënon një vit nga shfaqja e rastit të parë të koronavirusit në Malin e Zi. Një vit i një mënyre të re të jetës dhe jetës së përditshme me të cilën jemi akoma duke u mësuar.

SHARE