LËVIZJA „EVROPA TANI“ DO TË KËRKOJË RREGULLIME TË MËTEJSHME PËR FUNKSIONIMIN E BIZNESEVE QË PUNOJNË TË DIELAVE

Foto: Mirko Kotlaš

Klubi i deputetëve të Lëvizjes „Evropa Tani“ njoftoi se miratimi njëzëri i Ligjit për Tregtinë e Brendshme është një fitore e madhe për të drejtat e punëtorëve në Mal të Zi.

Ata paralajmëruan se do t’i drejtohen Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik me një iniciativë për të rregulluar veprimtarinë e bizneseve që vazhdojnë të punojnë të dielave.

Deputeti i Lëvizjes „Evropa Tani“, Millosh Pizhurica, tha:

“Parlamenti dje miratoi ditën e dielë pushim, që është një sukses i madh. Detyra jonë e madhe është të sigurojmë mbrojtje shtesë për punonjësit që punojnë të dielave, të përmirësojmë të drejtat e tyre dhe situatën në tregun e punës.”

Ai ftoi të gjithë partnerët socialë që të mos kufizohen etëm tek minimumi i të drejtave të punëtorëve, por të sigurojnë maksimumin, përfshirë dy ditë pushimi në javë.

Pizhurica shtoi: “I uroj punonjësve në tregti dhe shpresoj që përmirësimi i të drejtave të tyre të punës të vazhdojë.”

Nga ana tjetër, Vasillije Çarapiq tha se Unioni i Punëdhënësve, i cili kishte paralajmëruar heqjen e këtij ligji, nuk ka mbështetje as brenda vetë Unionit.

“Unë nuk e di në emër të kujt flet Unioni i Punëdhënësve dhe pse janë kundër ditës së dielë si ditë pushimi,” theksoi ai.

Sa i përket modelit të punës të dielave të propozuar nga Këshilli Social, Çarapiq tha se nuk kishte një marrëveshje sepse Qeveria nuk e mbështeti; ishte marrëveshje midis sindikatave dhe punëdhënësve, ndërsa Qeveria mbështeti propozimin e tyre.

SHARE