Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, krerët më të lartë të Shqipërisë kanë përcjellë mesazhe urimi, duke vlerësuar sakrificën për liri dhe duke theksuar mbështetjen për të ardhmen euroatlantike të vendit.
Kryeministri Edi Rama uroi Kosovën përmes një mesazhi publik, duke shprehur edhe solidaritet me ish-krerët e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Presidenti Bajram Begaj theksoi forcimin e institucioneve të Kosovës dhe bëri thirrje për rrugëtim të përbashkët drejt Bashkimit Evropian.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, nënvizoi se Shqipëria qëndron krah Kosovës si motër dhe aleate në rrugën e saj evropiane.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi 17 Shkurtin si simbol të sakrificës dhe qëndresës për liri.
Ndërsa kryeparlamentari Niko Peleshi uroi që Kosova të mbetet gjithmonë e lirë dhe e bekuar.
Urime përcolli edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.








