GJELOSHAJ: 17 SHKURTI, DATË QË SIMBOLIZON PËRKUSHTIM, QËNDRESË DHE SAKRIFICË PËR NDËRTIMIN E NJË SHTETI TË LIRË DHE DEMOKRATIK

Foto: Nik Gjeloshaj/Facebook/

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi për Politikë Ekonomike dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka uruar qytetarët e Kosovës, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

„Sot shënohet 17-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, datë që simbolizon përkushtimin, qëndresën dhe sakrificat e një populli për ndërtimin e një shteti të lirë dhe demokratik.

Me këtë rast, përcjelli urimet më të sinqerta zyrtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!,“ thuhet në urimin e Gjeloshajt.

SHARE