GJELAJ URON 17 SHKURTIN – DITËN E PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Foto: Komuna e Tuzit/Facebook/

Kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, me rastin e 17 shkurtit ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka uruar qytetarët e këtij vendi duke i’u përcjell urimet më të sinqerta për këtë ditë të shënuar dhe historike për mbarë popullin shqiptar.

„Të nderuar qytetarë dhe zyrtarë të Republikës së Kosovës,

Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë që në emrin tim personal, në emër të Komunës së Tuzit dhe qytetarëve të saj t’ju përcjell urimet më të sinqerta për këtë ditë të shënuar dhe historike për mbarë popullin shqiptarë.

Pavarësia e Kosovës është rezultat i një përpjekjeje të gjatë, i sakrificës dhe guximit të një populli që kurrë nuk u dorëzua në rrugën e tij drejt lirisë dhe pavarsisë.

Sot, Kosova është një shtet i lirë, sovran dhe në zhvillim, dhe ne, shqiptarët e Malit të Zi, e ndajmë me ju këtë gëzim dhe krenari.

Le të vazhdojmë së bashku të forcojmë lidhjet tona vëllazërore dhe të punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës!,“ thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Tuzit.

SHARE