DUKAJ: KOSOVA GJITHMONË MUND TË LLOGARISË NË MBËSHTETJEN DHE SOLIDARITETIN TONË

Foto: Marash Dukaj/Facebook/

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj ka uruar qytetarët dhe lidershipin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë, duke i’u dëshiruar përparim të mëtejshëm në të gjitha fushat.

“Uroj qytetarët dhe zyrtarët e Republikës së Kosovës Ditën e Pavarësisë me dëshirën për përparim të mëtejshëm në të gjitha fushat”, ka shkruar Dukaj në rrjetin X.

Dukaj tha se 17 shkurti i vitit 2008 është simbol i lirisë së fituar me sakrifica dhe vuajtje të mëdha të popullit të Kosovës në rrugën e vështirë për shtetin e vet.

„Lavdi dëshmorëve, aleatëve dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan e punuan për këtë ditë të veçantë. Ne i gëzohemi sukseseve të fqinjëve dhe miqve tanë që ndajnë të njëjtat vlera. Republika e Kosovës gjithmonë mund të llogarisë në mbështetjen dhe solidaritetin tonë,“ thuhet në urimin e ministrit Dukaj.  

SHARE