BEGAJ, RAMA DHE SPIROPALI MESAZHE URIMI PËR 17- VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Foto: Blic

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.  

Në mesazhin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Begaj shkruan: “Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë”.

“Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë. Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje”, shkruan Begaj.

Kryeministri Rama ka publikuar urimin e tij në rrjetet sociale, ku shkruan: “Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë”.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka uruar sot festën e Pavarësisë së Kosovës.

Në nisje të seancës plenare, kryeparlamentarja ka përcjellë një mesazh urimi në emër të Kuvendit të Shqipërisë.

„Më lejoni që, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, të përcjellim së bashku urimet më vëllazërore për çdo qytetar të Republikës së Kosovës, për dëshmorët dhe mendimtarët dhe gjithë sakrificat e tyre të pafundme që bënë të mundur ngjizjen e ëndrrës së madhe të lirisë dhe drejtësisë historike,“ tha ndër të tjera Spiropali.

Mesazhe urimi kanë përcjellë edhe kryediplomati Igli Hasani si dhe zyrtarë dhe politikanë të tjerë të Shqipërisë.

SHARE