MILLATOVIQ – STOLTENBERG: TË PËRKUSHTUAR PËR FORCIMIN E BESUESHMËRISË SË MALIT TË ZI SI ANËTAR I NATO-s

Gjatë ditës së parë të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Presidenti Jakov Millatoviq, ndër të tjera, ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jens Stoltenberg, Presidentin e Republikës Çeke, Peter Pavel, si dhe nënkryetarin e CDU/CSU të grupi tparlamentar në Bundestagun gjerman, Johan Vadepul.

Millatoviq në bisedën me Stoltenberg theksoi përkushtimin e tij për forcimin e besueshmërisë së Malit të Zi si anëtare e NATO-s, ndërsa marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve u vunë re në takimin me presidentin e Çekisë, Peter Pavel.

Presidenti shprehu besimin se Mali i Zi do të bëhet anëtar i plotë i BE-së deri në vitin 2028, duke theksuar mirënjohjen e veçantë që politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian është vazhdimisht në fokus të Republikës Çeke.

Ai vuri në dukje nevojën e përmirësimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe një prani më të madhe të investimeve çeke, si dhe kërkoi mbështetjen çeke për kandidaturën e Malit të Zi për anëtar jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2026-2027.

SHARE