Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së saj.
“Është momenti të kujtojmë e përkulemi për të gjithë intelektualët, patriotët, dëshmorët si dhe aleatët tanë, që kontribuan që Kosova sot të gëzojë lirinë dhe mëvetësinë e vet si shtet sovran me qasje euro-atlantike! Gëzuar!” – shkruan Dukaj.