DEPUTETËT CAMAJ DHE ÇOBI URUAN 16-VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Deputetët e Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj dhe Artan Çobi uruan 16-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni urimet e plota të Camajt dhe Çobit:

“Në përvjetorin e 16-të, të pavaresisë, le t’i kujtojme te gjithë ata që sakrifikuan dhe kontribuan, për Kosovën e lirë… Ata që u murosën në themelet e saj, por edhe ata që punuan e punojnë për të ardhmen e saj!

Miqtë e vjetër dhe rrugët e reja qofshin aleatët tu Kosovë!

Gëzuar Dita e Pavarësisë!” – thuhet në urimin e deputetit, Nikollë Camaj.

“Të nderuar miq,

Sot më 17 shkurt festojmë 16 vjetorin e shpalljes së pavarsisë së Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.

Pas shekujve nën pushtimet e shumta, vuajtjeve dhe sakrificave, por edhe një stocizmi shembullor e heroizmave të gjeneratave të tëra, Kosova më në fund u çlirua nga hekurat për të marshuar e lirë drejt një të ardhmeje të ndritur.

Për ne shqiptarët në Mal të Zi, Kosova gjithmonë ka qenë më shumë se një tokë, më shumë se një shtet, ajo ishte drita në errësirën e paditurisë, shpresa atëherë kur vetëm atë kishim, e krenaria në kohët kur tregohej burrëria e derdhej gjaku.

Kosova është simbol i qëndrueshmërisë së paepur dhe i dëshirës së një kombi të tërë për ti dalë zot fatit. Ajo ne na frymëzon që të japim maksimumin për vendin, kombin….të ardhmen.

Ky padyshim është shekulli i Kosovës, i tërë shqiptarëve.

Gëzuar e të paçim gjithmonë!” – thuhet në urimin e deputetit, Artan Çobi.

SHARE