Sot në ambientet e Administratës së Projekteve Kapitale u nënshkrua kontrata për rikonstruimin e rrugës kryesore të qytetit në Komunën e Gucisë në vlerë 968 mijë euro.
Në takimin e përbashkët u theksua se krahas këtij projekti më të rëndësishëm për Gucinë do të punohet edhe në rikonstruksionin e rrugës në fshatin Vuthaj në vlerë prej 1.028.000 euro dhe rikonstruksioni i rrugës së komunikacionit nga ura e lumit Vrujë deri te Xhamia e Çekiq me vlerë 484 mijë euro, për të cilën para disa ditësh janë nënshkruar edhe kontrata.
Në Drejtorinë e Projekteve Kapitale me drejtorin Esmin Beqaj janë takuar Kryetarja e komunës Anella Çekiq, nënkryetari Edon Balidemaj dhe drejtori për investime Shemso Jaroviq.
Sipas njoftimit zyrtar, punimet do të fillojnë sapo të lejojnë kushtet atmosferike.