Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq sot në kuadër të një vizite pune në Hagë ka vizituar kompaninë e njohur holandeze të ndërtimit të anijeve Damen me menaxhmentin e së cilës diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit dhe përmirësimit të trafikut ujor në bregdetin malazez, si dhe prokurimin e anijeve të reja për Ushtrinë e Malit të Zi.
Udhëheqja e “Damen Group”, e udhëhequr nga pronari i kompanisë Arnout Damen, i prezantoi delegacionit malazez historinë dhe aktivitetet aktuale të kompanisë në mbarë botën dhe i njohu me 14 anijet e saj shumëfunksionale që aktualisht operojnë në pesë kontinente.
Kryeministri Abazoviq theksoi synimin e qeverisë për të rikthyer lavdinë e dikurshme të transportit detar të Malit të Zi dhe për të lidhur më mirë qytetet bregdetare malazeze në aspektin e infrastrukturës, duke përdorur taksi dhe varka ujore, të cilat i njohu në selinë Damen në Holandë, të gjitha me synim për lehtësimin e barrës në infrastrukturën rrugore, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror.