THIRRJE PUBLIKE NË KUADËR TË PROGRAMIT IPARD II

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave shpalli të hënën thirrjen e katërt publike për masën e tretë në kuadër të programit IPARD. Bëhet fjalë për mbështetjen e investimeve në kapitalin fizik, që i referohet përpunimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe të peshkimit.Thirrja publike do të zgjasë 45 ditë, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 31 mars. Ministria njoftoi se është ofruar mbështetje për investimet që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe/ose rikonstruksionin dhe pajisjen e objekteve, prokurimin e pajisjeve, makinerive dhe pajisjeve. Kostot e pranueshme përmes masës së tretë variojnë nga 40 mijë deri në 1.5 milionë euro.

SHARE