Në qendrat për punë sociale janë dorëzuar gjithsej 10.663 kërkesa nga ish-përfitueset për kompensimet në bazë të lindjes së tre e më shumë fëmijëve, njofton Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale. Sipas deklaratës, më së shumti aplikacione deri më tani kanë pranuar Qendra për Punë Sociale për kryeqytetin Podgoricë, komuna në kuadër të kryeqytetit Gollubovc dhe komuna e Tuzit, si dhe Qendrat për Punë Sociale Bijello Pole dhe për komunat Nikshiq, Plluzhine dhe Shavnik, QPS Rozhajë, QPS Beranë, Andrijavicë dhe Petnicë dhe QPS Tivar dhe Ulqin. “Dita e fundit për të dorëzuar aplikimet në qendra është data 9 mars. Të dhënat për numrin e aplikimeve individuale jepen nga qendrat për punë sociale”, njofton Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale. Ushtrimi i së drejtës për kompensim fillon më 1 prill, në përputhje me Ligjin për kompensimin e ish-përfituesve të kompensimeve në bazë të lindjes së tre e më shumë fëmijëve. Kompensimi i muajit prill paguhet në mes të majit, ashtu si të drejtat e tjera sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve për atë muaj.