LEHTËSOHEN MASAT EPIDEMIOLOGJIKE NË MAL TË ZI

Për shkak të situatës më të favorshme epidemiologjike, Qeveria ka liberalizuar edhe masat në luftën kundër koronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi nga nesër deri më 4 mars, njoftoi në konferencë për media drejtori i ISHP-së, Igor Galliq.

Galliq deklaroi gjithashtu se cilat ishin ato masa:

1. Lejohet mbajtja e dasmave, ditëlindjeve dhe festimeve të tjera private me posedim të çertifikatave të COVID dhe sigurimi i hapësirës prej 10 m2 për person.

2. Kompanitë dhe sipërmarrësit që kryejnë veprimtari hoteliere në objektet hotelierike (restorante, kafene, kafeteri, etj.) mund të organizojnë punën në periudhën nga ora 7 e mëngjesit deri në një orë pas mesnate me certifikata COVID.  Një program muzikor, drejtpërdrejt dhe me transmetim muzikor nga altoparlantët, lejohet gjatë orarit të plotë të punës.

3. Lejohet pranimi i ngushëllimeve dhe kryerja e varrimeve në prani të deri 50 personave me respektimin e masave elementare epidemiologjike.

Galliq tha se numri i rasteve të reja në dy javët e fundit ishte më i ulët për rreth 54% krahasuar me dy javët e mëparshme. Siç thotë ai, vetëm duke respektuar masat me imunizimin e zbatuar në mënyrë adekuate mund të ulim shkallën e vdekshmërisë.

SHARE