GJELOSHAJ: KOMUNA E TUZIT VAZHDON ME REALIZIMIN E PROJEKTEVE INFRASTRUKTURORE PRIORITARE PËR ZHVILLIMIN E MALËSISË

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, njoftoi sot se Komuna e Tuzit vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore prioritare shumë të rëndesishme për zhvillimin e Malësisë. „Sot kemi shpallur edhe një prokurim publik tjetër për të përzgjedhur kompaninë e cila do ti kryej punimet në Rikonstruksionin e rrugës nga ndërtesa e komunës deri te rrethrrotullimi i planifikuar – FAZA E PARË (Sipas Projektit kryesor),“ theksoi Gjeloshaj. Ai shton se për këto punime, komuna e Tuzit ka ndarë mjete në vlerë prej 325.000,00 EUR dhe procedura e prokurimit do të zgjasë prej datës 17 shkurt deri me datën 21 mars të vitit 2022.

SHARE