Harvey Elliott ka bërë histori të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin pasi u emërua në 11-shen titullarë për ndeshjen kundër Interit të mërkurën mbrëma.
Elliott, 18 vjeç, mori paraqitjen e tij të parë në garën kryesore evropiane të klubeve në ndeshjen ndaj Interit në San Siro.
Mesfushori po bën paraqitjen e tij të shtatë në të gjitha garat këtë sezon me Reds, pasi ishte për një kohë të gjatë jashtë fushave shkaku i lëndimit.
Në moshën 18 vjeç e 318 ditë, Elliott ka thyer rekordin e Trent Alexander-Arnold si lojtari më i ri i Liverpoolit që ka nisur një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Alexander-Arnold ishte 18 vjeç e 354 ditë kur mori ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve si titullar.
Ai vendosi rekordin në vitin 2017 kur u shfaq në takimin kundër Spartak Moskës.
Elliott është gjithashtu lojtari më i ri anglez që ka debutuar në Ligën e Kampionëve në fazat e eliminimit.
Rekordi i mëparshëm u vendos nga Kieran Gibbs, i cili e bëri këtë për Arsenalin në çerekfinalet e sezonit 2008/09 në moshën 19 vjeç e 201 ditë.
/Telegrafi/