KRIVOKAPIQ: GJYQËSORI DUHET TË JETË NË PËRPUTHJE ME REKOMANDIMET E BE-së

Gjyqësori në Mal të Zi duhet të rregullohet sipas standardeve dhe rekomandimeve të BE, sipas anëtarësimit të të cilit ne përpiqemi, tha Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq. Ai thekson se insistimi në zgjidhje që nuk do të mbështeten nga partnerët evropianë është në funksion të politikës dhe se, siç thekson ai, duhet të jetë në funksion të shtetit të së drejtës. “Delegacioni parlamentar i Malit të Zi duhet të vizitojë institucionet evropiane sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i shpjegojë atyre përmes shembujve konkretë se ne nuk mund t’i mbyllim kapitujt 23 dhe 24 për sa kohë që pozicionet janë të njëjtat që mbajnë ato kapituj të mbyllur për vite,” shkruan Krivokapiq në Twitter. Ai u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces që të mos politizojnë çështjen e drejtësisë. “Për të investuar energji në kërkimin më urgjent të një zgjidhje që nuk do të jetë e diskutueshme për partnerët evropianë, as për ne që jemi dëshmitarë se pikërisht për shkak të një drejtësie të tillë, Mali i Zi është në këtë gjendje sot,” përfundoi Krivokapiq.

SHARE