ASHPËRSOHEN MASAT NË 6 KOMUNA / LOKALEVE U NDALOHET PUNA

Për shkak të numrit të madh të rasteve të reja në Mal të Zi urdhërohet ndalimi i punës së lokaleve dhe restoranteve në 6 komuna: Podgoricë, Nikshiq, Cetijë, Herceg Novi, Ulqin dhe Kotorr, theksuan nga Ministria e Shëndetësisë. Masat e reja duhet të jenë në fuqi për 14 ditët e ardhshme. Tani për tani, nuk ka kalim në mësim në distancë në ato komuna, për shkak të, siç theksohet, shëndetit mendor të fëmijëve. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Borko Bajiq, tha se ndalimi vlen për restorantet, kafenetë, kafeteritë, restorantet e hotelit, përveç mysafirëve që janë akomoduar në hotel, të cilët punojnë në periudhën prej ores 7.00 të mëngjesit deri në orën 18.00 të mbrëmjes. Ai kujtoi se më parë masa të tilla kanë hyrë në fuqi në Tivat dhe Budva. “Shpresojmë që pas këtyre masave, të kemi një pasqyrë më të mirë epidemiologjike në qytetet e përmendura,” theksoi Bajiq. Drejtori i ISHP-së Igor Galliq thotë se do të monitorojnë efektin e masave të reja. Ai është gjithashtu është i vetëdijshëm se hotelierët nuk do të jenë të kënaqur me masat e reja, por siç shton ai, qytetarët nuk janë të kënaqur me situatën aktuale epidemiologjike. “Ky mund të jetë vetëm fillimi i disa masave më kufizuese kundër disa degëve të tjera të ekonomisë,” tha Galliq. “Ne jemi të vetëdijshëm se nuk do të jemi në gjendje të eleminojmë shkakun dhe epideminë deri në verë”, tha Galliq, duke shtuar se është e nevojshme të zvogëlohet niveli i sëmundjes për shkak të përgatitjeve për vaksinimin masiv. “Siç mund ta shohim, niveli i sëmundjes po rritet,” tha Galliq, duke shtuar se në javën e fundit numri mesatar i pacientëve ishte 528, dhe një javë para ishte 510. Ai njoftoi gjithashtu mundësinë e masave shtrënguese, në pritje të sezonit turistik.

SHARE