ABAZOVIQ URON KOSOVËN ME RASTIN E 13 VJETORIT TË PAVARËSISË

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, i dërgoi urimin Presidentës në detyrë të Republikës së Kosovës dhe kryetarës së Kuvendit të Repubikës së Kosovës Vjosa Osmanit, kryetarit të Qeverisë Avdullah Hotit, si dhe ambasadës së Republikës së Kosovës në Podgoricë. “Ju dërgoj urimet më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës,” tha Abazoviq. Ai tha se Republika e Kosovës e pret këtë festë në kushte të vështira të shkaktuara nga pandemia e virusit Covid-19, si dhe iu dëshiron që në periudhën sa më të afërt ta tejkalojnë këtë të keqe. Siç thuhet në kumtesë, zëvendëskryeministri i Qeverisë theksoi se është i bindur që pandemia na ofroi edhe më shumë dhe na rikujtojë vlerat thelbësore që duhet të kultivojmë. “Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore të dy shteteve tona, i gëzohemi bashkëpunimit i cili do t’i sjellë mirëqenie qytetarëve të Malit të Zi dhe të Republikës së Kosovës,” tha Abazoviq. Abazoviq tha se shfrytëzon rastin që qytetarëve të Republikës së Kosovës t’i urojë mbajtjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt, të cilat, siç tha, ishin shembull i demokracisë dhe i shprehjes së vullnetit të lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. “Pranoni respektin tim më të lartë dhe përshëndetjet e përzemërta,” përfundon urimi i Abazoviqit.

SHARE